Italia vendosi masa të reja, vaksinimi i detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç

Pas ndërmjetësimit dhe diskutimit për të frenuar valën e njëmbëdhjetë të virusit, qeveria italiane ka dalë me një dekret-ligj i cili e bën vaksinimin e detyruar për personat mbi 50 vjeç, transmeton Dosja.al.

Sipas La Republica, kjo është risia kryesore që përmban dispozita e qeverisë që është “lëkundur” gjithë ditën mes tundimit nga nga kryeministri Mario Draghi për shtrirjen e detyrimit tek personat mbi të 40-tat dhe atij kundër, të drejtuar nga ministrat e Ligës, Massimo Garavaglia dhe Erika Stefani të cilët donin ta ruanin vetëm për ata mbi të 60-at.  Kjo bëhet për të aksesuar të ashtuquajturat “shërbime personale” pra dyqane, banka, pazarin, qendra tregtare, qendra bukurie, parukeri. Deri tani aksesi ishte “falas”, por gjatë gjithë pasdites lejoheshin vetëm personat eshëruar dhe të vaksinuar.

“Këto vendime janë marrë për të reduktuar shtrimet në spital”, tha në fund të takimit ministri i shëndetësisë Roberto Speranza, i cili gjithashtu theksoi se dy të tretat e pacientëve nuk e kanë marrë vaksinën.

Për këtë arsye, ndërhyrja e qeverisë është marrë për të ulur presionin ndaj spitaleve nga grupet e popullsisë që konsiderohen më të rrezikuara.   Së bashku me rregullin e detyrimit, masa tjetër mbi të cilën u synua ulja e rasteve me Covid-it është edhe “smart Working” pra të punuarit nga shtëpia.

Qeveria, nëpërmjet ministrave për administratën publike, Renato Brunetta, dhe ministrave të punës, Andrea Orlando, ka nënshkruar një rregull për të sensibilizuar administratat publike dhe punëdhënësit privatë që të përdorin plotësisht mjetet e fleksibilitetit pra përdorimin e smartfonëve për të punuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button