Strugë, partitë shqiptare 16 këshilltarë, maqedonaset 11

Në zgjedhjet lokale, në garën për Këshillin e komunës së Strugës, kanë garuar katër lista të këshilltarëve.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KKZ dhe KQZ, janë arritur këto rezultate:  Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit kryesuar nga Ardian Demiri, ka fituar 2.677 vota, ose 7.68%. Lista e këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, e kryesuar nga Agim Sallkoski, ka fituar 8.609 vota, ose 24.71% të votave. Lista e Partisë Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Abdulla Qazimoski ka fituar 9.332 vota ose 26.79%, ndërsa lista e koalicionit të bllokut maqedonas e kryesuar nga Riste Qushkoski, ka fituar 14.193 vota, ose 40.74% të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, nga ana e  Komisionit Komunal Zgjedhor dhe dispozitave ligjore,  dhe të  Komisioni Qendror Zgjedhor, është bërë edhe shpërndarja e mandateve të këshilltarëve për Këshillin e Strugës, që numëron 27 këshilltar,  rezulton se partitë e bllokut shqiptar kanë siguruar 16 mandate ( nga 7 mandate BDI dhe PDSH dhe dy mandate RDK), ndërsa blloku i partive maqedonase ka siguruar 11 mandate, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA. 

Mandatet e fituara dhe përbërja është si vijon:

PDSH

1. Abdulla Qazimoski

2. Muamedin Istrefi

3. Ardiana Hajrullai

4. Mustafa Zabzuni

5. Granit Lena

6. Dhurata Beqiri

7. Lion Dauti

 BDI

1. Agim Sallkoski

2. Adem Demishoski

3. Nazmije Merko-Zabzuni

4. Fitni Dalipi

5. Miranda Bauta

6. Kushtrim Murtishi

7. Nedim Canoski

RDK

1. Ardian Demiri

2. Arban Lita

KOALICIONI LSDM-VMRO-DPMNE

1. Risto Qushkoski

2. Nikolla Zaturoski

3. Nikolina Vellkoska

4. Pero Petkoski

5. Dame Llozhanoski

6. Julijana Zunoska

7. Irina Mirçeska

8. Mirçe Axhioski

9. Gjoko Iloski

10. Brankica Marinoska

11. Zoran Stefoski

Lajme të ngjashme

Back to top button