Petkov: Nuk e kuptoj pse nuk kemi lidhje hekurudhore Sofje-Shkup

Deri më tani, fokusi kryesor ka qenë në debatin për historinë, por mendoj se është më e rëndësishme që të gjitha diskutimet të vendosen mbi baza fituese për të gjithë, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për Bloomberg TV Bulgaria, duke komentuar marrëdhëniet me Maqedoninë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është arsyeja pse ne po hapim pesë grupe të reja – infrastrukturë, ekonomi, shkëmbime kulturore, anëtarësim në BE dhe histori. Shpresoj që këto të mos jenë vetëm takime qeveritare – dua që këto grupe të punojnë jashtëzakonisht efektivisht në gjashtë muajt e ardhshëm dhe të arrijnë rezultate reale. Për shembull, nuk e kuptoj pse duhet të fluturoj nëpër Vjenë për të arritur në Shkup. Duhet të kemi një fluturim Sofje-Shkup. Nuk e kuptoj pse nuk kemi lidhje hekurudhore Sofje-Shkup”, tha Petkov në një intervistë për Bloomberg.

Ai flet edhe për luftën kundër korrupsionit, si parim shkelja e të cilit do t’i binte qeverisë së tij.

“Koalicioni do të qëndrojë në pushtet për sa kohë të kemi zero tolerancë ndaj korrupsionit. – Nëse ndonjë nga partnerët e koalicionit e anashkalon këtë ose nëse qeveria bie për shkak të saj, le të jetë” – tha Petkov.

Intervista trajton gjithashtu forcimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe mekanizmin e llogaridhënies së prokurorit publik, gjë që ka tërhequr shumë kritika nga Bashkimi Evropian. Sipas Petkov, përparimi në këtë fushë do të ndihmonte gjithashtu Bullgarinë t’i bashkohet Shengenit në gjashtë muajt e ardhshëm – një ambicie e qeverive të mëparshme që nuk u realizua për shkak të dyshimeve në luftën kundër korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button