Orce Kamçev doli nga Shutka

Orce Kamçev u lirua nga burgu në Shutkë pasditen e sotme, pasi ankesa pranoi garancinë e ofruar prej 11 milionë eurosh, duke i lejuar të dyshuarit në rastin “Parcelat në Vodno” të mbrohet në liri, shkruan Nova Makedonija, përcjell Portalb.mk.

Kamçev ka qenë në paraburgim për gati një vit, në një rast në të cilin ai akuzohet edhe me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili është në arrati në Budapest dhe ish-shefin e DBK-së, Sasho Mijalkov, i cili gjithashtu më parë ishte liruar me kusht. milionë euro.

Paraprakisht, për shkak të përkeqësimit të shëndetit, Kamçev ishte shtruar në spital me lejen e gjyqtarit.

Ndryshe, kusht për lirimin e Kamçev nga paraburgimi janë 11 milionë euro pronë dhe para të gatshme, të cilat e bindën Gjykatën të pranojë ankesën e palës mbrojtëse. Pas lirimit nga paraburgimi, ai do të jetë pa pasaportë, ndërkohë duhet të paraqitet një herë në javë në gjykatë.

Biznesmeni Orce Kamçev, i akuzuar në rastet “Parcelat në Vodno”, prej dje me leje të Gjykatës Penale në Shkup nga burgu i Shutkës u dërgua për kontrolle në spitalin privat “Sistina”, ku është edhe pronar i pjesshëm.

Me garancion prej 11 milionë euro, javën e kaluar u lirua nga paraburgimi edhe ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov.

Nga marsi i këtij viti, Kamçev disa herë ka qenë në kontrolle, por Gjykata Penale për herë të pa rë lejon që ai të shkojë në kontrolle në spitalin provat në të cilin është anëtar i bordit drejtues.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button