Fyle: Po ndjekim çështjen TCH

Pas mbarimit të konferencës vetëm BE, (Just BE) komisioneri Shtefan Fyle dha këtë prononcim për sulmet e fundit të qeverisë drejtuar televizionit Top-Channel. 

“Kjo është një cështje që unë jam duke e ndjekur me interes që prej shumë kohësh. E vetmja gjë që mund të them është se këtu kemi të bëjmë me një rast që i përket shtetit ligjor. Në njërën anë kemi të drejtën e pronësisë dhe në anën tjetër lirinë e medias. Shpresoj që për këtë cështje të dominojë shteti ligjor, duke u siguruar që autoritet do të veprojnë në bazë të meritës të dy kritereve që përmenda 

E ndërsa Fyle theksoi rolin e shtetit ligjor në këtë cështje ish-presidenti Rexhep Meidani shpjegon se cdo të thotë shtet ligjor. 

“Përpara se të bëj një koment konkret për televizionin Top-Channel do të thoja që cdo qeveri ka për detyrë të respektojë kontratat sepse ndryshe në qoftëse do të kalohet nga një qeveri në qeverinë tjetër pa respektuar kontratat në këtë vend kudo do të mbizotërojë vetëm rrëmuja”, tha ai. 

Ish-presidenti tjetër Alfred Moisiu dënon hapat e ndërmarrë për të penguar punën e Top-Channel. 

“Me thënë të drejtën janë shumë të pështira sepse është një media e cila frekuentohet dhe njihet jo vetëm nga shqiptarët që banojnë në Shqipëri, por edhe nga të gjithë shqiptarët që janë jetojnë në diasporë. Në vënd që të kemi respekt për këtë media që ka kontribuar kaq shumë për ndërtimin e demokracisë në vëndin tonë, sillet në mënyrë harbute. Nuk është e drejtë”, u shpreh zoti Moisiu. 

Lajme të ngjashme

Back to top button