Ish-komandantët e UÇK-së nuk po trajtohen të barabartë në Hagë, vlerësoi Avokati i Popullit

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se ish-komandantët e UÇK-së që po qëndrojnë të paraburgosur në Hagë, nuk po trajtohen të barabartë kur bëhet fjalë për mbrojtje.

Qelaj i cili i ka vizituar vitin e kaluar ish-komandantët që po gjykohen nga Gjykata Speciale, ka thënë për KTV se derisa të paraburgosurve të tjerë u lirohen vizitat e familjarëve, atyre nuk u është dhënë kjo e drejtë.

“I kam vizituar të gjithë përveç z.Mustafa ndaj të cilit jam informuar që e ka një masë më specifike e cila ia ndalon vizitat e tilla, për mua ka qenë shqetësuese edhe ky fakt. Pasi kur vendosen masa, duhet pasur shumë kujdes, pasi masat në suazat e izolimit në burg janë shumë të rënda. Mund të them se kryesisht unë kam arritur të kuptoj disa shqetësime të cilat ndoshta në vitin 2022 duhet të bëhen më shumë debat publik, që kanë të bëjnë me barazinë e armëve, që nënkupton kur i akuzuari duhet t’i ketë në duart e veta për tu mbrojtur njëjtë si prokurori, si pala që ekziston dhe si duket nuk arrin të përmbushet ky parim për gjykim të drejtë apo fer. Është fakti që nuk u jepen me kohë materialet, materialet që jepen u jepen të reduktuara, përkthimi nuk është në nivelin e përshtatshëm. E kam kuptuar shqetësimin e tyre që lidhet me vetë juridiksionin që ka kjo gjykatë. Kur të tjerëve u është liruar vizita, të paraburgosurve nga Kosova nuk u është dhënë kjo e drejtë”, ka thënë Qelaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button