RMV, deri më 31 janar studentët do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare prej 2400 denarëve për ushqim

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë nga 20 deri 31 janari për të shfrytëzuar mbështetjen financiare prej 2400 denarëve për ushqim gjatë nëntë muajve, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën nga 20 deri 31 në çdo muaj, do të jetë e hapur mundësia për aplikim për shfrytëzimin e të drejtës për subvencionimin e ushqimit të studentëve për të gjithë studentët që paraprakisht nuk i kishin plotësuar kushtet, ose për çfarëdo arsye nuk kanë aplikuar”, sqarojnë nga Ministria, duke theksuar që aplikimi mund të bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

Ministria sot ka ndarë mbi 79 milionë denarë për 28 011 studentë që e kanë përfituar këtë mundësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button