fbpx

Për dy muaj, deficiti buxhetor i vendi arriti në 107,2 milionë euro

Vetëm për dy muaj, që nga fillimi i këtij viti, deficiti buxhetor që tregon se sa më tepër para kanë harxhura qeveria dhe ministritë nga ato që janë arkën shtetërore, arriti në 107,2 milionë euro, flasin të dhënat më të reja të Ministrisë për financa. Në janar, deficiti ishte 46,7 milionë euro, ndërsa në shkurt harxhimet me para të huazuara arritën në 60,5 milionë euro.

Krahasuar me dy muajt e parë të vitit të kaluar, deficiti buxhetor është dyfish më i madh. Vjet në janar dhe në shkurt, deficiti i buxhetit ishte 53,6 milionë euro. Për tërë vitin, qeveria ka parashikuar të harxhojë 287,7 milionë euro më shumë se sa të ardhurat e planifikuara, që do t’i sigurojë me kredi nga Deutsche Bank dhe Banka Botërore.

Është brengosës fakti se të ardhurat në buxhet, në shkurt janë zvogëluar për madje 19,8% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa rënie më e madhe është shënuar në të ardhurat nga TVSH-ja. Në saldon e shkurtit nga TVSH-ja ka vetëm 6,2 milionë euro, që megjithatë është rezultat i pagesës së detyrimeve të shtetit në këtë muaj në bazë të rikthimit të këtij tatimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button