RMV, një automjet për transport të udhëtarëve lëvizi me 70 km/h mbi atë të lejuarën

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të regjistrojë 15 automjete që kryenin transportin publik të udhëtarëve por me shpejtësi mbi të lejuarën, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar pesëmbëdhjetë automjete të këtij lloji (Tetovë 10 dhe Gostivar 5), të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar të qarkullimit për këtë kategori të automjeteve”, sqarojnë nga Policia, duke theksuar që çdonjëri është sanksionuar.

Njëri nga automjetet që po kryente transportin publik ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi 70 km/h mbi atë të lejuarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button