Fobite më të çuditshme të njerëzve

Shume njerëz kane frike nga objekte apo fenomene te ndryshme, si lartësia, vdekja, uji, retë, luftërat e plot te tjera. Këto frika, kur bëhen te paarsyetuara dhe te tepruara, shndërrohen ne fobi.

Shume persona humbasin vetëkontrollin dhe e kane te pamundur te rregullojnë veten. Frika nga diçka përtej gjendjes normale dhe një mendjeje te shëndoshë quhet fobi.

Frika ne një nivel te caktuar dhe nga diçka e arsyeshme është racionale. Por disa njerëz kane fobi nga gjera te zakonshme, te cilat mund te jene pjese e jetës se përditshme, ose janë shume pak të dëmshme për t’u patur frike. Disa prej tyre madje as nuk mund te shmangen nga rutina e përditshme.

Më poshtë po rendisim një liste me fobite më të çuditshme dhe të rralla:

Ablutofobia

Frika nga larja, pastrimi dhe te berit banje. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijët qe nuk janë te qëndrueshëm emocionalisht.

Korofobia

Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund te ketë kush frike nga kërcimi? Po ! Njerëzit e kane edhe këtë fobi!

Koumpounofobia

Mund te frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopsat. Njerëzit qe vuajnë nga kjo mund te frikësohen edhe nga objekte te ngjashme, si disqe, monedha etj.

Arakibutirofobia

Një tjetër fobi e çuditshme dhe qesharake është frika kur gjalpi i kikirikut te ngjitet ne qiellzën e gojës. Kjo quhet Arakibutirofobi. Njerezit qe vuajne nga ky problem nuk hane gjalp kikiriku.

Fobofobia

Kjo është interesante: fobia nga fobia. Dikush mund te ketë frike se mos i krijohet ndonjë fobi, çka është fobi ne vetvete. Kjo është më tepër një gjendje psikologjike, sesa fobi e mirëfillte.

Estiofobia

Një fobi shume e çuditshme është Esitofobia, ose frika nga rrobat. “Viktimat” nuk vuajnë nga te gjitha llojet e rrobave, por vetëm nga disa tipe dhe materiale. Vërehet te njerëzit e shëndoshë dhe ata ne moshë të mesme. Ata mendojnë se rrobat i bëjnë të duken të leckosur e të lënë pas dore.

Kaliginefobia

E imagjinoni dot dike qe ka frike nga e bukura? Po, ka plot njerëz qe i frikësohen femrave te bukura dhe kjo quhet Kaliginefobi. Gjendet me tepër tek adoleshentet dhe burrat me orientime seksuale jo te drejta.

Skopofobia

Skopofobia është frika nga te qenet i shikuar. Është vërtet e çuditshme, pasi çdokush mund te shohë çdokënd ne një çast te caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta beje vuajtësin te ndërpresë marrëdhëniet sociale.

Eufobia

Normalisht, te gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen te frikësuar kur dëgjojnë te tilla lajme. Ne fakt, frika nuk qëndron tek vete lajmi i mire, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi te mirë vjen përherë një i keq.

Alodoksafobia

E fundit, por jo nga rëndësia, njerëzit kane frike nga opinionet e te tjerëve. Sidomos mbi mendimet e te tjerëve rreth personalitetit te tyre, veshjes, punës, shtëpisë… gjithçkaje.

Lajme të ngjashme

Back to top button