fbpx

Po besove te vetja

Shkruan: Mimoza Zymeri

Nuk ka më të fuqishëm
sesa ne vetë..
Çdo forcë madhështore
fshihet brenda nesh.

Çdo e mirë të vjen
po besove tek vetja,
mos prit shumë gjatë
se nuk ec ngadalë jeta.

Ndaj o njeri i mirë..
Guxo e shiko vetën n’sy
çdo ditë në pasqyrë!

Nisja e foli vetës
shokut më të mirë,
dhe jetën do e shohësh
me një tjetër sy.

Mos iu beso të tjerëve
kur flasin për pamundësitë..
Në jetë mund të shkosh shumë larg
po pate vetëbesim.

Po besove tek vetja
i theve gjithë kufijtë..
çdo qëllim që do vësh
do e hedhësh n’dritë.

Zoti na krijoi t’fuqishëm
na dha çdo gjë n’jetë,
njeriun e bëri dritë
të ndriçoj n’këtë planet.

Zgjohu o njëri
mos fli gjumë aq shumë..
Jeta është një mision
që pret me e përmbush.

Po besove te vetja,
çdo andërr realizon!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button