Takimi Pendarovski-Geer: Fillimi i negociatave me BE-në do të nxisë luftën kundër korrupsionit të lartë

Zhvillimet politike në vend në pritje të formimit të qeverisë së re, si dhe pritjet dhe mundësitë për përparim në perspektivën evropiane, ishin temat që biseduan sot presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadori i BE-së, David Geer, transmeton Portalb.mk.

Siç theksoi presidenti Pendarovski, Maqedonia e Veriut mbetet e fokusuar në agjendën evropiane dhe është e gatshme për dialog me Bullgarinë për tejkalimin e situatës aktuale.

Presidenti konkludoi se fillimi i negociatave të anëtarësimit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, do të jetë një shtysë shtesë për procesin e reformave, veçanërisht në fusha thelbësore si lufta kundër korrupsionit të lartë dhe sundimi i ligjit.

Nga kabineti i presidentit njoftuan se në takim u theksua që fillimi i negociatave për anëtarësim me BE-në do të ndikojë dukshëm në bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe përparimin në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button