Trajanov kërkon anulimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor në favor të partive më të vogla

Kryetari i Lidhjes Demokratike dhe deputeti Pavle Trajanov sot në Gjykatën Kushtetuese ka dorëzuar iniciativë me të cilën kërkohet shfuqizimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor me të cilat, siç tha ai, lejohet qëndrimi sistematik apo monopol i katër partive – LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Aleanca e Shqiptarëve, gjatë procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Në Ligj, 90% e hapësirës mediatike për financim i takon këtyre partive, si dhe mjetet financiare për fushatën zgjedhore dhe hapësira reklamuese për billborde etj. Vetëm si shembull, nga nëntë minuta kohë shtesë për mbulim mediatik, tetë u takojnë katër partive dhe vetëm një minutë të gjitha partive të tjera dhe listave të pavarura. Me këto dispozita, të katër partitë i japin vetes një avantazh të madh në prezantimin e programeve dhe kandidatëve për deputetë, kryetarë komunash, këshilltarë apo president të shtetit”, tha Trajanov në konferencën për shtyp para Gjykatës Kushtetuese.

Këto dispozita, siç theksoi ai, cenojnë parimin kushtetues të barazisë së partive në zgjedhje.

“Neni 75 paragrafi 2 i Ligjit Zgjedhor ndër të tjera thotë: Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore kanë të drejtë në qasje të barabartë dhe në kushte të barabarta të përdorin të gjitha llojet e propagandës politike, raportimit dhe formave të tjera të propagandës që kanë për qëllim ndikimin në vendimin e votuesve gjatë votimit. Ky avantazh sistematik i pengon partitë e tjera që të prezantojnë programet e tyre para qytetarëve dhe që qytetarët të vendosin për kë të votojnë”, tha Trajanov.

Ai pret që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë dispozitat e diskutueshme, duke u dhënë të gjitha partive dhe listave të pavarura dhe kandidatëve shanse të barabarta për të fituar zgjedhjet.

Ndryshe, kohë më parë Pavle Trajanov, ua ka dorëzuar deputetëve propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me qëllim që të tregojnë qëndrimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me këto. Me propozim ligjin për ndryshim të Kodit Zgjedhor, propozohet që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore, të mbetet model proporcional dhe pa prag zgjedhor. Llogaritja për zgjedhje të deputetëve të realizohet sipas sistemit të Dontit.

LEXO: Trajanov propozon që vendi të jetë një njësi zgjedhore, Zaev: Për këtë duhet të ketë konsensus të gjerë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button