fbpx

Tetovë, NP “Parkingu i Qytetit”, tre muaj pritje për një përgjigje boshe ndaj pyetjeve gazetareske (Dokument)

Komunës së Tetovës i’u deshën tre muaj të kthejë përgjigje e cila në fakt nuk u përgjigjet pyetjeve të kërkesës me qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik nga Portalbi. Pyetjet janë në lidhje me rregulloret me të cilat i dënojnë veturat të cilat parkohen jo-drejtë, gjegjësisht në zonën A1 përballë Postës. Komuna nuk na mundësoi të shohim rregulloret, dhe arsyetohet se në përpunim është ueb-faqja e ndërmarrjes NP “Parkingu i Qytetit”, dhe sipas tyre, aty do të jenë të bashkëngjitura rregulloret, shkruan Portalb.mk.

Në Zonën A1 të parkingut të Tetovës, konkretisht, në pjesën e sipërme të rrugës përballë Postës, veturat shpesh parkohen në formë jo të drejtë, madje në disa raste dhe në pjesën e poshtme të rrugës. Të nxitur nga denoncimi i një banori të këtij qyteti, i cili tha se është dënuar padrejtësisht, gazetari i Portalb.mk për disa ditë me radhë ka vëzhguar terrenin dhe ka vërejtur se parkimi jo i drejtë ndodh shpesh ndërsa dënimet janë selektive. Megjithatë, NP “Parkingu i Qytetit” nga 20 tetori e deri më sot heshtën.

Nga atje, pas gati tre muajve u përgjigjën në kërkesën tonë vetëm përmes një paragrafi i cili nuk përgjigjet në pyetjet tona. Ja çfarë thuhet në përgjigje:

“Ju njoftojmë se në ndërmarrjen momentalisht ka riorganizim të ri si dhe ka të emëruar U.D drejtor të ri, kurse lidhur me kërkesat në pikat 1,2,3 dhe 4 njoftojmë që në përpunim është ueb-faqja e ndërmarrjes te e cila do të jenë të bashkëngjitura të gjitha rregulloret sipas të cilave punon ndërmarrja d.m.th. të gjitha informacionet me karakter publik”.

Këto janë pyetjet për të cilat Portalb.mk kërkon përgjigje nga NP “Parkingu i Qytetit”:

  1. A i dënoni njerëzit të cilët lëshojnë sms, por i parkojnë veturat në mënyrë të parregullt, shembull nëse parkingu është paralel, veturat parkohen në mënyrë të zhdrejtë, që më e pranishme është te zona A1. gjegjësisht në pjesën te posta?
  2. Çfarë bën një punëtor i parkingjeve në rast se e sheh që një makinë është parkuar në  mënyrë të gabuar (jo drejtë), por ka dërguar sms?
  3. A ka rregullore që sipas të cilës ky qytetar duhet të dënohet?
  4. Nëse po, ku shkruan kjo a mund të na dërgoni dokumentin apo rregulloren ku parashihet kjo?
  5. Pse në anën e rrugës që është në anën e M House 3 lejohet të parkohen veturat në mënyrë të zhdrejtë ndërsa në anën e postës jo kur qytetarët dërgojnë sms?

Më poshtë mund të shihni kërkesën e Portalbit dhe përgjigjen nga ana e Komunës:

 

Rikujtojmë se një qytetar në redaksinë e Portalb.mk është ankuar ndaj punës së Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”. Qytetari që u paraqit në redaksinë tonë tha se me në fillim të shtatorit me qëllim të rivaksinimit të caktuar në Shtëpinë e Kulturës, veturën e kishte parkuar përballë postës, gjegjësisht, përpara TTK Bankës. Ai tha se parkingun e pagoi nëpërmjet mesazhit por kur u kthye rrotave u kishin vënë bllokator, vetëm se ishte parkuar në mënyrë të zhdrejtë, dhe jo paralel.

“Menjëherë u paraqita në numrin e lënë për kontakt dhe personi përgjegjës që u përgjigjej thirrjeve ishte shumë arrogant. Më pastaj gjeta numrin e shefit të tyre,  por gjithashtu hasa në vesh të shurdhër pasi i njëjti kishte punë më të rëndësishme.” tha qytetari.

Ai pagoi gjobën prej 1000 denarëve sepse “vetura nuk është parkuar në linjë të drejtë”. Qytetari dërgoi edhe fotografi si dëshmi për këtë rast, të cilat mund të gjenden më poshtë:

This slideshow requires JavaScript.

 

Ndërmarrja “Parkingu i Qytetit” ka borxh mbi 187 mijë euro, kjo ndërmarrje edhe pse gjeneron të hyra nga pagesat e qytetarëve, vazhdimisht ka punuar në humbje. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të 2021, dallimi mes të hyrave dhe të dalave te NP “Parkingu i Qytetit” ishte 1.363.000 denarë apo mbi 22.000 euro. Ndryshe, te NP “Parkingu i Qytetit” si ushtrues detyre momentalisht është emëruar Igor Dodevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button