fbpx

Shkup, filloi panairi Mobilje 2013, parashihen çmime shpërblyese për vizitorët

Sot në Panairin e Shkupit fillon Panairi ndërkombëtar për mobilje 2013 i cili do të zgjas deri më 31 mars. 

Sipas drejtoreshës opreative të këtij paraniri, Magdalena Hambiova, sivjet do të prezantohen 160 ekspozues nga Maqedonia dhe vendet e huaja, ndërsa pritet edhe një numër i madh i vizitorëve. Panairin zyrtarisht do ta hapë kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

“20 për qind e ekspozuesve janë nga jashtë, ndërsa është karakteristike që nga viti në vit rritet numri i prodhuesve vendorë të mobiljeve që tregon se ka rritje në këtë degë industriale. Janë të pranishme kompani nga Maqedonia, Kosova, Italia, Bullgaria, Greqia, Gjermania, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Austria dhe Çekia, ndërsa kompanitë nga Turqia do të kenë paraqitje të përbashkët” tha Hambiova për Mia.

Në panair do të ketë mundësi të shikohen trendet më të reja në prodhimtarinë e mobiljeve për shtëpi, për kuzhinë, banjo, dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, mobilje për zyra, mobilje për objekte publike, për industri dhe ngjashëm.

Vitin e kaluar këtë manifestim të panairit e kanë vizituar mbi 50.000 vizitorë, ndërsa këtë vit pritet një numër më i madh i vizitorëve. Tradicionalisht do të ndahet çmimi për prodhuesit dhe tregtarët, ndërsa është parashikuar edhe çmim shpërblyes për vizitorët. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button