fbpx

RMV, janë shqiptuar 271 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e të gjithë vendit

Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të kontrolleve të përforcuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë gjobitur 271 shoferë, transmeton Portalb.mk.

Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa tre automjete kanë drejtuar me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Siç informoi sot MPB-ja, 89 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 182 jashtë vendbanimeve.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button