Fundjavën e parë në Vodno rreth 5000 vizitorë u shëtitën me teleferik, akoma nuk është falas për pensionistët dhe studentët

Rreth 5.000 vizitorë në Vodno fundjavën e kaluar udhëtuan me teleferik nga Vodno e mesme në Kryqin e mijëvjeçarit. Nga NTP “Shkup” thonë se fundjavën e parë, pasi u lëshua sërish në funksion pas një pauze gati dyvjeçare, ka pasur interesim të madh dhe shumë qytetarë e kanë shfrytëzuar gjatë vizitës së tyre në Vodno, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Të shtunën janë shitur 1500 bileta kthyese dhe 350 bileta në një drejtim, kurse të dielën janë shitur 2000 bileta kthyese dhe 450 bileta në një drejtim. Janë respektuar protokollet e kovid-it, gjegjësisht në një kabinë mund të voziten 4 persona”, thotë drejtori i NTP “Shkup”, Ivan Ilievski.

Teleferiku aktualisht nuk është falas për nxënësit të mërkurën, për studentët të enjten dhe çdo ditë për pensionistët. Drejtori Ilievski thotë se për këtë përfitim do të vendoset më tej.

Që nga e shtuna do të nisin linjat falas të autobusëve 25A dhe 25B, të cilët do të shkojnë në Vodno të Mesme për fundjavë. Këto linja u futën që të destimulohet shkuarja me vetura në mal.

Teleferiku do të funksionojë çdo ditë, përveç çdo të hëne dhe të martës së fundit të muajit. Është i lejuar transportimi i ndonjë qeni shtëpiak të llojit të vogël dhe të mesëm dhe transportimi i ndonjë qeni shoqërues për personat me aftësi të kufizuara.

Çmimi i biletës kthyese është 100 denarë, kurse në një drejtim 50 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button