Korea e Veriut, gati të sulmojë SHBA-në

Korea e Veriut ka urdhëruar artilerinë e saj të rëndë të qëndrojë në gadishmëri të plotë për të përgatitur një sulm mbi bazat ushtarake amerikane në Hauai, Guam dhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Lajmin e ka bërë të ditur agjensia koreane KCNA. Ja komunikata e lëshuar nga media shtetërore: “Komandanti suprem i Ushtrisë Popullore të Koresë ka urdhëruar të gjitha trupat e artilerisë, përfshirë predhat strategjike, të qëndrojnë në gadishmëri të plotë. Duhet të shkatërrojmë dhe të largojmë çdo armik që ka pushtuar brigjet tona dhe urdhërohen ushtarët e ushtrisë heroike koreane të tregojnë guximin e tyre në luftën e madhe ndaj armiqve.”

Ndërsa Korea e Jugut ka bërë të ditur se po monitoron situatën në vendin fqinj, por nuk ka vënë re asnjë lloj aktiviteti të pazakontë.

Më parë Korea e Veriut ka kërcënuar SHBA-në dhe Korenë e Jugut me një sulm bërthamor, edhe pse mendohet se nuk ka teknologjinë për një sulm të tillë.

Ky lajm vjen pas një testi bërthamor që Korea e Veriut realizoi në muajin shkurt. Pas kësaj, lideri Kim Jong-un prishi marrëveshjen e paqes me Korenë e Jugut dhe urdhëroi trupat koreano-veriore të bëheshin gati për luftë.

Lajme të ngjashme

Back to top button