Departamenti i shtetit amerikan: Përshëndesim zhvillimin e zgjedhjeve pa dhunë

Stejt departamenti amerikan e përshëndeti përfundimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni pa incidente të dhunshme.

“E përshëndesim përfundimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni pa dhunë. Me kujdes do ta shqyrtojmë raportin përfundimtar të ODIHR-it, si dhe shpalljen zyrtare të rezultateve zgjedhore. Presim publikim të informacioneve shtesë nga vëzhgues tjerë të ndryshëm dhe do të vazhdojmë prej afër ta ndjekim procesin zgjedhor më 7 prill”, qëndron në reagimin fillestar të Stejt departamentit amerikan pas përfundimit të zgjedhjeve.

Nga Stejt departamenti informojnë se Ambasada amerikane në Maqedoni, për këtë raund zgjedhor, ka pasur 27 ekipe vëzhguese nëpër vend, ndërsa në mënyrë shtesë, vëzhgues nga SHBA-ja janë angazhuar edhe në ekipet e misionit të OSBE-ODIHR-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button