KSHZ konfirmon: balotazh në 29 komuna dhe në Shkup

Në raundin e parë të Zgjedhjeve lokale votimi ka përfunduar në 51 komuna, ndërsa në balotazh shkojnë 29 komuna dhe në qytetin e Shkupit, kumtoi mbrëmë në konferencë për shtyp kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko në bazë të rezultateve zyrtare fillestare që i kanë fituar nga ana e Komisioneve Komunale Zgjedhore.

Këto janë rezultatet, siç theksoi Kondarko, nga 528 vendvotimet të numëruara prej gjithsej 536 që do të thotë se priten rezultatet edhe prej tetë vendvotimeve.

Balotazh do të ketë në komunat me kandidatë shqiptarë si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Haraçinë, Bërvenicë, Vrapçishtë, Tearcë, Studeniçan, Resnjë, etj. 

Në balotazh  për qytetin e Shkupit shkojnë kandidati për kryetar komune i koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE Koce Trajanovski me 133.765 vota të fituara dhe Jani Makraduli kandidati për kryetar komune i Unionit për ardhmërinë i udhëhequr nga LSDM-ja me 77.843 vota të fituara.

Partitë maqedonase betejën zgjedhore në raundin e dytë do ta zhvillojnë në Manastir, Kumanovë, Veles, Berovë, Butel, komunën Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, Koçan, Kavadar, Dellçevë. etj.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button