Kamçev u lirua nga paraburgimi pasi dha 11 milionë euro garanci

Gjykata e Apelit e ka liruar nga paraburgimi biznesmenin Jordan Kamçev në lidhje me rastin “Parcelat në Vodno”, i cili është në paraburgim nga marsi i vitit 2021, transmeton Portalb.mk.

Kusht për lirimin e tij nga paraburgimi janë 11 milionë euro pronë dhe para të gatshme, të cilat e bindën Gjykatën të pranojë ankesën e palës mbrojtëse. Pas lirimit nga paraburgimi, ai do të jetë pa pasaportë, ndërkohë duhet të paraqitet një herë në javë në gjykatë.

Ndryshe, biznesmeni Orce Kamçev, i akuzuar në rastet “Parcelat në Vodno”, prej dje me leje të Gjykatës Penale në Shkup nga burgu i Shutkës u dërgua për kontrolle në spitalin privat “Sistina”, ku është edhe pronar i pjesshëm.

Me garancion prej 11 milionë euro, javën e kaluar u lirua nga paraburgimi edhe ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov.

Nga marsi i këtij viti, Kamçev disa herë ka qenë në kontrolle, por Gjykata Penale për herë të parë lejon që ai të shkojë në kontrolle në spitalin provat në të cilin është anëtar i bordit drejtues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button