Izet Zeqiri do të dorëhiqet: Pushteti e kontrollon popullin, në vend që të ndodh e kundërta

Deputeti i RDK-së dhe kandidati për komunën e Tetovës, Izet Zeqiri pas publikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet lokale 2013 në të cilat ai nuk arriti të sigurojë shumicë të votave për kandidim as në rrethin e dytë, paralajmëron se do të jep dorëheqje nga pozita e deputetit.

Në postimin e tij në Facebook ai shkruan se është koha të tërhiqet sepse ai më nuk e ka fjalën.

“Ti në politikë je ai që të tjerët mendojnë për ty, e jo ai që mendon për veten tënde. Unë jam njeriu që si deputet në parlament asnjëherë nuk kam heshtë, kur është duhur të flasë për shqiptarët dhe të drejtat e tyre. Por tash është koha për tërheqje nga parlamenti dhe heshtje sepse nuk e kam fjalën. Kësaj radhe fjalën e kishte populli dhe ai me votën e vetë ma mori fjalën. Nuk jetoj me iluzione se e tëra që kam bërë, është e kryer dhe përkryer. jam përpjekur që punën time ta përshkojë ndershmëria, dija dhe profesionalizmi: “Punës së ndershme nuk i duhet drita, edhe nëse dikush përpiqet ta errësojë”.

Politika është një mësim që “mundë të mësohet”, por që “nuk mundë të porositet”. Ju falënderoj nga zemra për konsideratën që keni shprehur për personalitetin tim dhe punën time me votën tuaj të vlefshme të nderuar qytetarë të Tetovës. Edhe pas korrjes së keqe përsëri duhet me mbjellë” shkruan Zeqiri në Facebook duke thënë se do të jetë në pozitën e sekretarit të RDK-së.

“Nuk pajtohem me faktin se si pushteti e kontrollon popullin në vend që populli ta kontrollon pushtetin” përfundon ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button