Me licencë dhe certifikatë të falsifikuar, dy autobusë nga Tetova tentuan të kalojnë kufirin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar lejet e dy autobusëve të kompanisë nga Tetova pasi kanë tentuar të shfrytëzojnë kufirin me certifikatë dhe licencë të falsifikuar, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka kryer kontrolle në dy automjete transportuese me targa regjistrimi të Tetovës, pronë e subjektit juridik nga f. Reçicë e Vogël-Tetovë. Gjatë kontrollit është vërtetuar se automjetet nuk posedojnë dokumentacionin e duhur, përkatësisht licencat dhe certifikatat për kryerjen e transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar rrugor janë të falsifikuara”, sqarojnë nga Policia, ndaj të cilëve ka paralajmëruar kallëzim penal në Prokurori.

Përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror për Komunikacion Rrugor pranë Ministrisë të Transportit dhe Lidhjeve kanë sekuestruar lejet e automjeteve, derisa nëpunësit policorë i kanë sekuestruar licencat dhe certifikatat për realizimin e transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button