Pendarovski-Stuart Peach: Britania e Bashkuar e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit rajonal

Presidenti Stevo Pendarovski sot zhvilloi bisedë telefonike me Sir Stuart Peach, përfaqësues special i Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Duke e uruar për emërimin e tij, Pendarovski tha se emërimi i Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor nga kryeministri Boris Johnson është konfirmim i qartë i përkushtimit të Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Në njoftim thuhet se gjatë bisedës u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale të sigurisë në rajon, si dhe për pasojat e dëmshme të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të rajonit.

Përfaqësuesi Peach paralajmëroi vizitë së shpejti në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button