fbpx

Strugë, shqiptarët presin me padurim raundin e dytë, maqedonasit të painteresuar

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në qytetin e Strugës, pritet me kënaqësi nga qytetarët shqiptarë, por pa ndonjë interes të veçantë nga ato maqedonas që jetojnë në këtë qytet.

Shqiptarët e Strugës shprehen optimist për fitoren e Selës dhe njëkohësisht pohojnë se do të dalin ta mbështesin atë pa marr parasysh se kujt subjekti politik i takojnë, ndërsa qytetarët maqedonas shprehen të pa interesuar për raundin e dytë.

“Po do të dalim të votojmë, duhet ta çojmë deri në fund këtë punë. Maqedonasit u bashkuan, tani do bashkohemi edhe ne. Ne kemi një kandidat dhe tashmë nuk kemi çka të mendohemi” thekson A.L nga Struga.

“Si të dalim si mos dalim njëjtë është, tashmë dihet se kush do të jetë kryetar sepse shifrat flasin qartë. Më vjen keq që kështu është sistemi, por duhet ta pranojmë realitetin, shpresoj të bëhet mire për Strugën” tha R.A, një qytetar maqedonas që jeton në Strugë.

“Presim që ta konfirmojmë Selën, në krye të komunës, besoj se kjo tashmë është çështje e kryer por duhet njëherë të ndodhë, gjithsesi. Ne kemi shumë shpresë se Struga do të fillojë të ndryshojë për mire” tha S.D nga Struga.

“Dua sa më shpejtët kalojë edhe ky raundi dytë dhe jeta ti kthehet normalitetit, nuk presim asgjë të veçantë, kjo dihej që në fillim, partitë thjesht luajtën një lojë dhe populli përsëri e hëngri” thekson Boshko S. nga fshati Vranishtë i Strugës.

Raundi i dytë i zgjedhjeve ku për Strugën do të garojnë Vlladimir Koçovski nga koalicioni VMRO-LSDM dhe Ziadin Sela nga PDSH do të mbahet pas dy javësh, respektivisht më 7 prill, kur edhe do të vendoset përfundimisht se kush do të udhëheqë me qytetin e Strugës në 4 vitet e ardhshme. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button