Shekerinska inspektoi ndërtesën e Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, sot inspektoi objektin e Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës dhe Sigurisë, i cili ka dy muaj që është në rikonstruksion. Ndër të tjera ajo nuk precizoi nëse do të jetë në përbërjen e re qeveritare, sipas saj kryetari i ri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski është mandatar për formimin e Qeverisë së re dhe se ai do të vendos për kuadrot, transmeton Portalb.mk.

Ministrja theksoi se ky rindërtim është i rëndësishëm si pjesë e përpjekjeve dhe planeve të përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes për rindërtimin e infrastrukturës, e cila zakonisht është më e vjetër se 50 vjet.

“Megjithatë, është e rëndësishme për një arsye tjetër, e ajo është se me rindërtimin ne po prezantojmë rregulla vërtet edhe më të larta sigurie që do të ofrojnë siguri të plotë të informacionit tonë të klasifikuar”, tha Shekerinska.

Ministri vuri në dukje se ky projekt, i cili ka nisur më shumë se një vit e gjysmë më parë, siguron një tjetër godinë krejtësisht të re në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe plotëson kërkesat e larta për sigurinë e informacionit të klasifikuar, të brendshëm, por edhe të NATO-s.

Rikonstruksioni i godinës po zhvillohet në disa faza, me qëllim shfrytëzimin e godinës, por do të përfundojë plotësisht brenda muajve të ardhshëm.

“Do të ketë masa shtesë sigurie brenda ndërtesës, por edhe jashtë ndërtesës, akses të veçantë në godinë dhe kushte vërtet shumë më të mira për punë cilësore të Shërbimit tonë të Sigurisë Ushtarake, i cili është një nga kontaktet më të shpeshta për aleatët tanë të NATO-s”, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se rikonstruksioni është pjesë e planit më të madh për rindërtimin e objekteve të vjetra në Ministri dhe Ushtri. Gjithashtu shtoi se vitin e kaluar është ndarë një nivel rekord i mjeteve për buxhet dhe sipas buxhetit për vitin 2022, ky trend mund të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Ndryshe, për sa i përket përbërjes së re qeveritare, Shekerinska nuk precizoi se a do të jetë në të. Ajo u shpreh se Kovaçevski do të vendos për kuadrot.

“Unë i kam dhënë këshillat e mia, por Kovaçevski është mandatar dhe ai do të vendos për kuadrot në përbërjen e re qeveritare”, theksoi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button