RMV, rritje drastike e rasteve me Covid-19, në 24 orët e fundit u regjistruan 1,197 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 1,197 raste të reja me Covid-19 nga 7,483 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 12 persona të vdekur: tre nga Shkupi (55, 82 dhe 88). tre nga Manastiri (60, 69 dhe 90), dy nga Ohri (68 dhe 79) dhe një i vdekur nga Prilepi (68), Velesi (68), Vallandova (41) dhe Struga (88). Personat vdiqën në spital. Sipas regjistrit të të vdekurve me Covid-19 nga Moj Termin janë regjistruar 3 persona të vdekur.

Rastet e reja të infektimit në 24 orët e fundit:

  • Shkup – 766,
  • Manastir – 94,
  • Prilep – 56,
  • Kavadar – 38,
  • Veles – 31,
  • Ohër – 24,
  • Gjevgjeli – 23,
  • Kumanovë – 18,
  • Resnjë – 16,
  • Tetovë – 15,
  • Shtip dhe Strumicë – nga 12,
  • Koçani – 11,
  • Kërçova, Negotina, Kriva Pallanka dhe Radovishi – nga 10,
  • Dellçeva dhe Valandova – nga 7,
  • Struga dhe Bogdanci – nga 5,
  • Gostivar dhe Sveti Nikollë – nga 4,
  • Makedonski Brod – 3,
  • Berovë, Probishtip, Demir Hisar, Krushevë, Demir Kapija dhe Dojrani – nga 1.

U shëruan 331 pacientë nga:

  • Shkupi – 174,
  • Prilepi – 30,
  • Manastiri – 21,
  • Kavadari – 16,
  • Ohri – 13,
  • Shtipi – 12,
  • Gjevgjelia dhe Kumanova – nga 9,
  • Strumica – 8,
  • Velesi, Resnja, Kriva Pallanka, Radovishi dhe Demir Kapija – nga 4,
  • Tetova, Koçani dhe Dellçeva – nga 3,
  • Negotina dhe Vallandova – nga 2,
  • Kërçova, Makedonski Brod, Probishtip, Dojran, Vinicë dhe Kratovë – nga 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 në vend:

  • Shkup- 3135
  • Kumanovë- 109
  • Tetovë- 64
  • Prilep- 346
  • Manastir- 419
  • Gostivar- 24
  • Veles- 130
  • Kavadar- 212
  • Ohër- 256
  • Shtip- 83
  • Strumicë- 150
  • Kërçovë- 73
  • Koçani- 48
  • Strugë- 39
  • Gjevgjeli- 116
  • Negotinë- 47
  • Sveti Nikole- 20
  • Kriva Pallankë- 36
  • Resnjë – 98
  • Radovish- 43
  • Berovë- 11
  • Dellçevë- 34
  • Dibër- 1
  • Vinicë- 2
  • Probishtip- 6
  • Valandovë – 56
  • Kratovë- 3
  • Bogdanci- 31
  • Demir Hisar-  17
  • Krushevë- 12
  • Makedonski Brod-  31
  • Demir Kapija- 6
  • Makedonska Kamenica- 6
  • Pehçevë -0
  • Dojran- 3.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.619.276 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 227.168, numri i të shëruarve është 213.505, numri i të vdekurve është 7.996, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.667.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button