ASh: Pandemia në vitin 2021 nuk u menaxhua si duhet, propozuan disa zgjidhje për vitin 2022 (VIDEO)

Opozitarja Aleanca për Shqiptarët, sot përmes një konference për shtyp folën për vitin 2021 dhe menaxhimin me pandeminë. Nga atje thanë se viti që e lamë pas do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira edhe për banorët e Maqedonisë së Veriut, ku pandemia Covid-19 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar, me të gjitha pasojat e mundshme, transmeton Portalb.mk.

Bekim Tateshi nga ASh, theksoi të dhënat statistikore ku mes të tjerash theksoi se deri me datën 31 dhjetor 2021, në RMV janë regjistruar rreth 225 mijë të sëmurë nga Covid-19, 8,000 të vdekur dhe diku rreth 5300 raste aktive, ndërsa të vaksinuar janë vetëm 39% e popullatës me një dozë dhe vetëm 38% me të dy dozat.

“Të gjitha këto të dhëna e rreshtuan Maqedoninë e Veriut në grupin e shteteve më të rrezikuara në nivel botëror edhe atë në vendin e pestë në Evropë dhe në vendin e gjashtë në botë për numrin e të vdekurve në një milion banorë. Element pozitiv i vitit 2021 në shëndetësi janë punëtorët shëndetësor të cilët treguan angazhim profesional dhe sakrificë maksimale. Аndaj, e shfrytëzoj rastin që në emrin e Aleancës për Shqiptarët t’ju falenderohemi dhe t’ju përgëzojmë për gjithçka që keni bërë. Ju jeni heronjtë e dekadës”, tha Bekim Tateshi.

Sipas tyre shkaqet janë, keqmenaxhimi i pandemisë, infrastruktura e vjetruar dhe politikat katastrofale kadrovike. Ndërsa propozojnë disa zgjidhje për vitin 2022 edhe atë: Monitorim i situatës epidemiologjike dhe evitim i futjes të shtetit në valën e pestë, kampanjë për vaksinimin e popullatës duke angazhuar ekspertë të fushës, përfaqësues të shoqatave antivaksere dhe përfaqësues të bashkësive fetare dhe formimin e qendrave postcovid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button