Kosovë, ndalohet prodhimi i kriptovalutave

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Rizvanolli ka thënë se këtë vendim e ka marr me rekomandimet e Komitetit Teknik për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë.

“Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”. Ky Komitet Teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Rizvanolli.

Ajo theksoi se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë në lokacionet e prodhimit të kriptovalutave.

“Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave”. Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Rizvanolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button