Raportohet se kryeministri i Haitit i ka mbijetuar tentim-vrasjes

Zyrtarët në Haiti kanë thënë se një sulmues ka tentuar të vrasë kryeministrin e këtij shteti, Ariel Henry, gjatë një organizimi për të shënuar përvjetorin e pavarësisë, shkruan REL.

Incidenti ka ndodhur të shtunën, pasi Henry ka arritur në një kishë në qytetin Gonaives.

Në disa fotografi të publikuara online, është parë se kryeministri dhe anëtarët e sigurimit kanë tentuar të hyjnë sa më shpejt në makinë, si pasojë e të shtënave masive.

Situata e sigurisë në këtë shtet është përkeqësuar prej vrasjes së presidentit, Jovenel Moise, në korrik të vitit të kaluar.

Henry është zotuar se do të shtypë bandat e fuqishme, të cilat besohet se janë fajtore për kidnapime dhe kontrollim të furnizimeve me gaz, gjë që ka përballur shtetin me mungesa.

Zyra e kryeministrit ka thënë se “banditët dhe terroristët” kanë qenë mbrapa tentimeve për vrasje, dhe se janë lëshuar disa fletarreste për të dyshuarit.

Henry është bërë udhëheqës i shtetit pas vrasjes së Moise.

Shkaqet e vrasjes së tij nuk dihen ende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button