fbpx

Afrikë e Jugut, ndërtesa e parlamentit sërish u përfshi nga zjarri

Zjarri i dytë brenda dy ditëve ka shpërthyer në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare të Afrikës së Jugut në kryeqytetin Cape Town, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shkatërruese. Shqetësuese. E pashpjegueshme. Një zjarr i ri sapo shpërtheu në çatinë e ndërtesës së Asamblesë Kombëtare. Përforcimet janë rrugës për tek zjarrfikësit. Beteja do të fitohet”, tha Moloto Mothapo, zëdhënësi i parlamentit, në një video të publikuar në rrjetet sociale që tregon çatinë e ndërtesës në flakë.

Mothapo theksoi se zjarrfikësit kishin luftuar për gati dy ditë me një zjarr fillestar që shpërtheu ditën e djeshme.

Flakët u panë dje brenda ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, me një tym të errët që dukej në pamjet e transmetuara në mediat lokale.

Zjarri shkatërroi katin e tretë të ndërtesës së vjetër, që përfshinte hapësira për zyra dhe një palestër.

Pamjet e sotme të drejtpërdrejta të transmetuar në televizionin lokal treguan zjarrfikës duke u përpjekur të shuajnë flakët në çati.

Policia dje tha se ka arrestuar një të dyshuar 49-vjeçar në lidhje me zjarrin dhe se i dyshuari pritet të dalë në gjykatë gjatë ditës së nesërme. Ai përballet për thyerje të shtëpive dhe vjedhje, si dhe për zjarrvënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button