Pas zgjedhjes së Qeverisë së re, komunikim zyrtar me Parisin për hapat e mëtejshëm drejt BE-së

Ministri i Jashtëm bën të ditur se në gjysmën e dytë të këtij muaji do të vendoset komunikim zyrtar me shtetin që e merr presidencën e BE-së nga Sllovenia, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Në gjysmën e dytë të janarit, pas formimit të Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, do të vendoset komunikimi me Francën si kryesuese aktuale e Bashkimit Evropian, në drejtim të mundësive që do të kishte vendi gjatë presidencës franceze për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian.

Këtë e theksoi sot në konferencë për media Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka kontaktuar me Parisin zyrtar lidhur me hapat e mëtejshëm për mundësinë e fillimit të negociatave.

“Sa i përket Francës, unë kam vendosur tashmë komunikim dhe kërkesë për një vizitë dhe takim me autoritetet më të larta franceze. Fillimisht u arrit marrëveshja që takimi të bëhej këto ditë, por megjithatë vendosëm që takimi të realizohet pas formimit të qeverisë së re tek ne, gjegjësisht në gjysmën e dytë të janarit, kur ai komunikim do të duhet të të vendoset zyrtarisht, e cila tani është në një kohë të ndërmjetme, megjithatë, është e nevojshme të përcaktohen planet dhe qëndrimet franceze në lidhje me angazhimin e tyre në këtë proces” tha Osmani.

Më pak se një muaj më parë, presidenti francez Emanuel Makron, në një konferencë shtypi në Paris, i prezantoi prioritetet për presidencën e re të BE-së.

“Nuk do të jemi në gjendje ta ndërtojmë Evropë të paqes në 50 vitet e ardhshme nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor siç është sot”, tha Makron më 9 dhjetor dhe theksoi se do të organizojë konferencë për rajonin

Ambasadori francez në vend, Cyril Bomgartner, në një intervistë në emisionin “360 Gradë” tha se mund të pritet që presidenti Emanuel Makron të ndërmarrë hapa për të lehtësuar dialogun mes Sofjes dhe Shkupit, gjegjësisht se ka një shkas për të marrë iniciativa dhe lëvizë gjërat përpara. Bomgartner nuk zbuloi se çfarë është lëvizja apo lëvizjet që konkretisht mund të ndërmarrë Makron për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë, por tha se fillimi i negociatave për vendin tonë me BE-në është diçka që të gjithë e duan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button