Në pjesën e parë të këtij viti pritet të fillojnë 10 kilometrat tjerë të rrugës Shkup-Bllacë, premtoi Rustemi

Pjesa e dhjetë kilometrave të ardhshëm në autorrugën Shkup – Bllacë pritet të fillojnë në pjesën e parë të këtij viti, vlerësoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, transmeton Portalb.mk.

Ai në një intervistë për MIA sqaroi që këtë vit do të përgatiten dokumentacionet për këtë pjesë dhe për autorrugën Kërçovë – Bukojçan, duke mos anashkaluar edhe autostradën 120 kilometra që do të ndërtohet nga Bechtel – Enka.

““Gjithashtu, ndërmarrim veprime përgatitore për investime të reja kapitale për këtë vit siç janë përgatitjet e dokumentacionit për tenderë për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Bukojçani në gjatësi prej 10 kilometra, ndërtimin e fazës së dytë të autostradës Shkup – Bllacë në gjatësi prej 10 kilometra, të cilat pritet të fillojnë në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti, dhe veçanërisht projektet në lidhje me Marrëveshjen me Behtel dhe Enka me të cilën presim të ndërtohen autostradat në gjatësi prej mbi 120 kilometra. E gjithë kjo premton se edhe këtë vit do të kemi realizim të investimeve kapitale”, deklaroi Rustemi.

Rustemi vlerësoi që punimet e zhbllokuara në autostradën Kërçovë – Ohër pritet të përfundojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, ndërsa nuk premtoi ndonjë rrugë të re nga Shkupi në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button