Policia e Maqedonisë së Veriut nxori tre qytetarë të bllokuar nga bora në mal

Tre qytetarë kishin kërkuar ndihmë nga Policia e Maqedonisë së Veriut për t’u zhbllokuar në malin e Galiçicë nga bora e madhe që ishte aty, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës policor të pikës kufitare “Stenjë” menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë gjetur automjetin të ngujuar në borë, pas së cilës së bashku me shoferin dhe bashkëudhëtarët janë nxjerr me automjetin në vend të sigurt”, sqarojnë nga Policia.

Qytetari 20 vjeçar J.D. kishte paraqitur rastin në Polici pasi me dy shokët ishte bllokuar me veturën “Suzuki” nga orteku i madh i borës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button