Mitropoliti grek që tha se Zoti mbron nga infeksioni vdiq nga Covid-19

Ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, pas një beteje njëmujore me Covid-19, mitropoliti i rrethit grek të Etolia-Akarnanisë, Kozmas, i cili kundërshtoi hapur vaksinimin. Kosmas, i cili nuk pranoi të vaksinohej, u shtrua në spital më 1 dhjetor dhe më pas përfundoi në terapi intensive, transmeton SDK.

Kosmas ka qenë një kritik i zëshëm i masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë mbajtjen e maskës.

Gjatë një shërbimi vitin e kaluar ai sulmoi të gjithë ata që nuk donin të hynin në kishat e mbushura me njerëz, duke i quajtur të pafe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button