Vdiq ish-ministri dhe deputeti Marjan Dodovski

Ish-ministri i Mjedisit dhe deputeti, Marjan Dodovski në moshën 55-vjeçare ndërroi jetë mbrëmë në Qendrën Klinike në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Dodovski ka qenë Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së nga viti 1998-2002, deputet nga viti 2006-2008, si dhe anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Dodovski ishte edhe ish-kryetar i VMRO-Partisë Popullore.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur edhe ish-bashkëshortja e tij, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button