Të dëgjosh muzikë mund të lehtësojë dhimbjen

Një numër i madh mjekësh kanë praktikuar dëgjimin e muzikës në klinikat e tyre për pacientët me dhimbje të mëdha, duke besuar se muzika mund të kishte efekte qetësuese tek pacientët e tyre.

Në një studim të kryer në 153 pacientë suedezë, të cilët iu nënshtruan kurimit në shoqërinë e muzikës, u vu re se aktiviteti i trurit kishte ndryshime nga ata pacientë që nuk iu nënshtruan dëgjimit të melodive. Pacientët që dëgjuan muzikë eksperimentuan gjithnjë e më pak dhimbje se të tjerët.

Një tjetër studim suedez, i publikuar në vitin 2009, vërtetoi se fëmijëve që ndoqën “terapinë muzikore” pas ndërhyrjeve kirurgjikale iu nevojit më pak morfinë se të tjerëve.

Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie?

Duke parë me kujdes historinë, shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transcendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë.

Pra, përgatisni muzikën që u pëlqen dhe le të jetë e gatshme kur t’ju sulmojë ndonjë dhimbje

Lajme të ngjashme

Back to top button