Izrael, doza e katërt e vaksinës jepet për të moshuarit dhe stafin shëndetësor

Izraeli është bërë shteti i parë në botë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe stafin shëndetësor, njofton REL, transmeton Portalb.mk.

“Tani kemi një tjetër shtresë mbrojtëse. Izraeli do të jetë edhe një herë në krye të përpjekjeve globale për vaksinim”,  tha kryeministri izraelit, Naftali Bennet më 2 janar.

Më 30 dhjetor 2021, Izraeli ka autorizuar dhënien e dozës së katërt të vaksinës për personat me sistemit të dobët imunitar.

Izraeli ka qenë vendi i parë që ka ofruar edhe dozën e tretë të vaksinës për popullsinë e përgjithshme, vendim që është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende në Evropë.

Një numër shtetesh janë duke shqyrtuar mundësinë e ofrimit të dozës së katërt për personat më të moshuar apo ata me imunitet të dobët, teksa shtohen të dhënat se efikasiteti i vaksinës bie pas një kohe.

Varianti Omicron i koronavirusit ka çuar në rekord të rasteve të infektimit në botë, ndonëse të dhënat e para tregojnë se ai shkakton simptoma të lehta dhe më pak vdekje, në krahasim me variantet tjera.

Megjithatë, vaksina janë ende shumë efektive në parandalim të shtrimit në spital dhe vdekjeve nga ky virus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button