Kosova dëboi një diplomat rus, OKB-ja thotë se nuk ka pasur njoftim

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, më 31 dhjetor shpalli “non grata” një zyrtar rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Sipas njoftimit të ministres, vendimin e ka marrë me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, transmeton Portalb.mk.

Vendimin për dëbimin e zyrtarit rus, pa sqaruar arsyet konkrete për miratimin e tij, e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në faqen e saj zyrtare në Twitter.

“Kosova qëndron pranë aleatëve të saj në marrjen e veprimeve kundër aktiviteteve të dëmshme që kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK ka thënë se nuk është informuar zyrtarisht nga autoritetet e Kosovës për shpalljen “persona non grata” të një pjesëtari rus të këtij misioni.

Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se sipas ligjeve me të cilat funksionon UNMIK-u, doktrina “persona non grata” nuk mund të aplikohet ndaj personelit të këtij misioni.

“Jemi në dijeni që autoritetet në Kosovë kanë shpallur ‘persona non grata’ një pjesëtar të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Nuk kemi pranuar asnjë komunikim zyrtar në mision nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara nuk parashihet në rregulloren e UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në deklaratën e Dujarric.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button