(Foto) Kërçova feston. Ahmeti: Fatmiri është kryetar i të gjithë kërçovarëve

Duke filluar nga ora 16:00 në Kërçovë u mbajt tubimi festiv me rastin e zgjedhjes së Fatmir Deharit, nga radhët e BDI-së për kryetar të Komunës së Kërçovës.

Në tubim morën pjesë funksionar të lartë të BDI-së duke përfshirë edhe kryetarë të sapo zgjedhur të komunave tjera po ashtu nga radhët e BDI-së

Me këtë rast Teuta tha: “Jam e bindur që Fatmir Dehari nuk e tradhton besimin tuaj dhe me sukses do të udhëheqë me këto komunë. Kurse unë shfrytëzoj rastin që pas dy javësh t’ju ftoj të gjithëve që të festojmë fitoren e komunës në Tetovë”.

Në fjalën e dhënë, mes falënderimesh për mbështetësit, Fatmir Dehari tha: “Tani e tutje kjo komunë do të udhëhiqet shqip përgjithmonë. Ua uroj të gjithëve fitoren tonë simbolike. Sot kemi lejen e Zotit dhe vullnetin e popullit të festojmë ëndrrën e realizuar.”

Fatmir Dehari ju drejtua në gjuhën maqedonase edhe komunitetit turk dhe rom duke i falënderuar për përkrahjen dhe votat e tyre.

Ndërkaq në fjalën e tij Ali Ahmeti tha: “Vullneti i mirë i popullit në këto zgjodhi përfaqësuesit e tyre më të mirë. Më habiti entuziazmi i disa nënave tona të moshuara të cilat vendonin gishtin e tyre mbi fletë dhe thonin me bindje, unë votoj Fatmir Deharin. Ajo ngjyrë për mua simbolizonte historinë nëpër të cilën populli shqiptar ka kaluar. Por Fatmiri nuk është vetëm kryetar i shqiptarëve, ai është për të gjithë dhe i të gjithëve njësoj. Sa i joni edhe i të tjerëve.”

Lajme të ngjashme

Back to top button