VMRO-DPMNE: Rritja e përgjithshme e energjisë elektrike është mbi 15%

VMRO-DPMNE-ja ka raguar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, energjia elektrike, përveç rritjes bazë, në mënyrë shtesë shtrenjtohet edhe në bazë të heqjes së tarifës së lirë ditore. Pra, rritja totale, siç thonë nga kjo parti, është mbi 15%. Kjo do të thotë se një familje që paguan 2000 denarë në muaj për rrymë tani do të paguajë 2300 denarë plus TVSH, transmeton Portalb.mk.

Nëse merret parasysh që norma e reduktuar e TVSH-së do të kthehet në etapa gjatë vitit të ardhshëm, ndikimi në buxhetin e familjes do të jetë edhe më i madh. Akoma më keq janë kompanitë që sigurojnë energji elektrike në tregun e lirë. Sot paguajnë çmim disa herë më të lartë dhe janë në prag të ekzistencë. Këtë kartolinë të Vitit të Ri që Kovaçevski dhe zaevizmi ia dorëzuan popullit, populli me rritjen e rrymës nga xhepi i vet e paguan paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe tenderët kriminalë të pushtetit, thonë nga opozita VMRO- DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nga gushti i vitit të kaluar e deri më sot, çmimi i energjisë elektrike është rritur kumulativisht për rreth 40 për qind.

“Fillimisht, në verën e vitit 2020, rryma u shtrenjtua 7,5%, pastaj në verën e 2021, 12,5% , kurse tnai 15%. Rritje pas rritje, arritëm në rreth 40%. Për të qenë edhe më tragjike, edhe përkundër të gjithë këtyre rritjeve, MEPSO dhe ELEM u kthyen në humbës. ELEM-i ka nivel të ulët rekord të energjisë elektrike të prodhuar në vend, nuk ka thëngjill të mjaftueshëm dhe rezervuarët janë bosh, kursr MEPSO ilegalisht merr energji elektrike nga rrjeti evropian. Ky është niveli në të cilin zaevizmi e solli sistemin energjetik në Maqedoni. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi”, thuhet në reagim.

Ndryshe, çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari është për 9,48 për qind, tha Marko Bislimovski nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ai tha se çmimi i rrymës elektrike duhej të rritej për shumë më tepër, përkatësisht 25% më shtrenjtë, por megjithatë janë bërë përpjekje që të mos vinte në këtë përqindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button