Beyonce është fytyra e re mbrojtëse e H&M

Koleksioni veror i brendit suedez të modës në raftet e dyqaneve arrin në maj me emrin “Beyonce as Mrs. Carter for H&M”. Fushata është xhiruar në Bahama. 

Këngëtarja për nevojat e kampanjës H&M ka pozuar në bluzë dhe pantallona të shkurtra seksi me lule në flokë e shtrirë në karrige në një plazh në Bahama.

“Gjithmonë më ka pëlqyer qasja e H&M ndaj modës. Me këtë kampanjë jemi përpjekur të përfaqësojmë të gjitha emocionet e një femre përmes katër elementeve: ujit, zjarrit, erës dhe tokës. Xhirimi ka qenë shumë argëtues. Jam ndjerë thuajse bëj video për ndonjë nga këngët e mia” – ka komentuar Beyonce Knowles, e cila është fytyra e re mbrojtëse e kampanjës verore H&M.

Përfaqësuesja e brendi t ka zbuluar që këngëtarja ka marrë pjesë në krijimin e modeleve të reja dhe që tërë koleksionit i ka dhënë vulën e saj personale. Koleksioni i ri në raftet e dyqaneve arrin në maj me emrin ‘’Beyonce as Mrs. Carter for H&M’.

Lajme të ngjashme

Back to top button