Pa barriera kufitare – hapi i parë i “Ballkanit të Hapur”

Nga e hëna, më 3 janar, me përgjegjësi pohoj se fillon iniciativa “Ballkani i Hapur” nga Serbia, njoftoi ministri serb i Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Branisllav Nedimoviq.

Hapi i parë  do të bëhet në fushën e mbrojtjes fitosanitare dhe veterinare, si dhe në fushën e sigurisë ushqimore, transmeton DW.

“Çfarë nënkupton konkretisht? Deri më tani, ushqimi që ka dalë nga Maqedonia e Veriut në Serbi është analizuar edhe në laboratorë atje, ndërsa kur ka mbërritur këtu është analizuar edhe në Serbi, nga inspektimi ynë fitosanitar apo veterinar. Tashmë këtë procedurë nuk e kemi. I kemi koordinuar analizat laboratorike dhe të gjitha monitorimet eventuale dhe programet e ndryshme për mbrojtje, pa dallim a bëhet fjalë ato barishte, produkte shtazore apo ndonjë tjetër. Nuk ka ndalesë në kufi për inspektim dhe asgjë nuk do të jetë në dëm të sigurisë ushqimore”, tha Nedimoviq për RTS.

Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë veterinare, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare ishte një nga marrëveshjet trepalëshe të nënshkruara dy javë më parë në Tiranë ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat më pas duhet të ratifikoheshin nga parlamentet e tre shtete. Pasi deputetët serbë e përkrahën këtë Marrëveshje, sipas Nedimoviqit, Serbia fitoi hapësirë ​​të re, përkatësisht 50 për qind më shumë popullatë tek e cila do të mund t’i plasojë mallrat e saj.

“Në vitet 1990, njerëzit bënë kufij. Me nismën Ballkani i Hapur, ato barriera po shemben. Ky nuk është zëvendësim i BE-së, por pranim i të njëjtave parime mbi të cilat vepron BE,” tha Nedimoviq.

Vendkalimi kufitar Kosovë-Serbi
Vendkalimi kufitar Kosovë-Serbi

Lehtësimi i tregtisë

Për shkak të autoriteteve maqedonase përgjegjëse për këtë sferë, për shkak të festave të fundvitit, nuk kanë qenë të disponueshme për të komentuar nëse vërtet janë plotësuar të gjitha parakushtet me qëllim që prej sot vendosja e ushqimeve të fillojë pa kontrolle kufitare. Pas takimit Zaev-Rama-Vuçiq në Tiranë më 21 dhjetor, qeveria maqedonase njoftoi se Marrëveshja e nënshkruar për Bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare rregullon aspektet ligjore formale të çështjes dhe do të lehtësojë tregtinë me kafshë të gjalla, ushqim, bimë, produkte bimore dhe mallra të tjera.

“Me këto marrëveshje vendoset bashkëpunimi, bazuar në standardet e përbashkëta dhe njohjen reciproke të rezultateve të kontrolleve të kryera, dhe do të jenë mjet për të lehtësuar tregtinë ligjore dhe për të parandaluar në mënyrë efektive tregtinë e paligjshme dhe parregullsitë doganore në vendet nënshkruese dhe më gjerë”, njoftoi Qeveria.

Zaev më pas theksoi rëndësinë e industrisë agro-ushqimore.

“Për atë se sa është i rëndësishëm ky sektor, flasin edhe numrat. Aktiviteti agroushqimor merr pjesë në qarkullimin e përgjithshëm të prodhimit industrial me 24 për qind të qarkullimit të përgjithshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, krahasuar me mesataren e BE-së, ku produktet bujqësore dhe ushqimore marrin pjesë me 15 për qind”, tha Zaev.

Nëse kësaj i shtohet fakti se bujqësia si sektor primar përbën 12% të PBB-së totale në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me mesataren e BE-së ku bujqësia përbën 1.56% të PBB-së totale, dhe është e qartë pse të tre vendet presin përfitime nga lehtësimin e procedurave.

Në takimin e shtatë të Iniciativës për Ballkanin e Hapur në Tiranë ka marrë pjesë edhe mandatari aktual Dimitar Kovaçevski, por atlherë nga pozita e zëvendësministrit të Financave.

“Marrëveshjet që po nënshkruajmë janë investim në të ardhmen, forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Kompanitë dhe qytetarët e vendeve të rajonit përfitojnë kushte të lehta për lëvizje, punë dhe tregti sipas shembullit të vendeve evropiane. Besoj se kjo nismë do të zgjerohet, forcohet dhe do të kontribuojë për një Ballkan ekonomikisht të qëndrueshëm dhe të zhvilluar”, tha atëherë Kovaçevski.

Kompanitë serbe do t’i ridrejtojnë eksportet

Nga Beogradi tashmë kanë mbërritur përgjigjet e para se lehtësimet e përmendura janë mirëpritur nga kompanitë serbe dhe disa prej tyre kanë planifikuar të ridrejtojnë eksportet drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat praktikisht do të shfaqen për herë të parë në tregjet e dy vendeve fqinje.

“Kur t’i shikoni shifrat, këmbimi total mes tre vendeve në sektorin e ushqimit është rreth 420 milionë euro. Edhe atë me kufijtë. Ndërsa imagjinoni sa hapësirë ​​hapet kur hiqen kufijtë në këtë sektor? Nuk ka më vonesa në kufi, nuk ka më pritje të kamionëve për disa orë, nuk ka më pritje të gjetjeve nga laboratorët për ta lëshuar kamionin apo jo”, tha ministri serb i Bujqësisë.

Nëse Serbia në vitin 2021 kishte 5 miliardë dollarë eksporte, me hapësirën që hapet në kuadër të “Ballkanit të Hapur” pret që të arrijë deri në një miliard euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button