Kosovë, 29 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë në vend në 161.560, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar në një deklaratë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend mbetet i njëjtë, gjegjësisht 2.991.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3.344 testime për COVID-19 ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë kryer gjithsej 1.386.106 testime.

Gjithsej 158.060 persona janë shëruar nga koronavirusi. Aktualisht në vend janë 509 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button