Ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva është liruar nga burgu për të festuar Vitin e Ri në shtëpi

Ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva ka fituar liri për vikend për Vitin e Ri. Këtë privilegj e ka fituar pasi që sipas ligjit, të burgosurit i lejohet vikend të lirë nëse e ka mbajtur një të tretën e burgut, njofton Portalb.mk.

Janeva duhet që të kthehet në burg nesër.

Ish kryeprokurorja speciale u dënua në rastin “Reket” me 7 vjet burg, Bojan Jovanovski (Boki 13) me 9 vjet.

Në rastin “Reket”, Boki 13 u akuzua se, ndikoi te kryeprokurorja speciale, Katica Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 eurove, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 eurove. Kiçeec në seancën e parë në dhjetor 2019  u deklarua fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile Jovanovski, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button