Messi ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Superylli argjentinas i futbollit Lionel Messi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton faqja zyrtare e Paris Saint Germainit. 

Fituesi i shtatëfishtë i Topit të Artë ishte një nga katër lojtarë të Paris Saint-Germainit që rezultuan pozitivë me koronavirus.

Ata ishin testuar para ndeshjes së Kupës së Francës kundër Vannesit. Pos Messit, pozitivë kanë rezultuar edhe Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala, transmeton KTV.

“Katër lojtarë që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 janë Leo Messi, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Ata aktualisht janë në izolim”, thuhet në komunikatë të PSG-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button