Xhelozia e shoqes ndaj jush

Maskën e saj të xhelozisë e vesh gjithnjë. Është gjithnjë e sjellshme, e shoqërueshme dhe e gatshme për gjithçka. Nuk thotë kurrë jo dhe nuk jua kthen asnjëherë fjalën. Është e lindur për t‘i bërë të lumtur të tjerët, të paktën nga pamja e jashtme. Por kur ju të gjeni një të dashur ajo në pak minuta ju bën biografinë e tij, sepse sipas saj meshkujt në qarkullim, përveç të vetit, janë të gjithë pemë pa kokrra.

Çdo përmirësim i juaji estetik për të është një shtrembërim i imazhit, që sipas saj më shumë ju dëmton se ju zbukuron: “Nuk ka nevojë të bësh asgjë, ti je vetë shumë e mirë, edhe këto thinja që të kanë dalë të shkojnë”, janë fjalët e saj lajkatare. Kjo mikeshë gjithnjë do të jetë kritike ndaj teje, por di të përfitojë edhe nga lumturia juaj.

Zgjidhja: është mosaprovimi me përshkrimet e saj për meshkujt. Bëjini gjërat si mendoni ju se janë më mirë dhe që ju vijnë më mirë në përditshmërinë tuaj. Xhelozia më e madhe e saj është pikërisht në lidhjen tuaj të dashurisë, ndaj është më mirë që të mos ia vini shumë veshin. Mos u shoqëroni me të për të bërë pazar, por dëgjoni më mirë një këshillë që mund t‘ju japë nëna juaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button