Ohër, përçarja e votës shqiptare i lë ato vetëm me një këshilltar

Si rezultat i përcarjes në katër lista shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale arritën të sigurojnë vetëm një këshilltar në Komunën e Ohrit.

Bartësi i listës së pavarur Kujtim Huseini konfirmon se lista e pavarur e udhehequr nga ai ka siguruar rreth 2380 vota dhe ka arritur të siguroj vetëm një mandat në Këshillin komunal të Ohrit, njofton strugalajm.

Sipas Huseinit i kanë munguar vetëm disa vota listës për sigurimin edhe të këshilltarit të dytë, por përcarja e votës sipas tij e solli këtë rezultat në Ohër.

”Ajo që ne e paralajmëruam që në këto zgjedhje subjektet shqiptare do të duheshte të mbështesin lisëtn e pavarur rez ultoi e vërtet sepse të tre partitë shqiptare arritë të grumbullojnë rreth 1400 vota duke krijuar mundësin që shqipatrët e Ohrit të mos kenë mundësin që të kenë një këshilltar të dytë” përfundon Huseini.

Dikur Ohri ishte qytet i rëndësishëm për shqiptarët si për nga prezenca ashtu dhe për ndikimin e tyre në jetën e qytetit dhe njihej për aktivitetetin e madh që zhvillonin banorët e tij për kauzën shqiptare,ndërsa në momente caktuara të rilindjes kombëtare në shekullin 19 Ohri nga patriotët shqiptar propagandohej edhe si kryeqytet i Shqipërisë së pavarur nga perandoria otomane . Por sot pas njëqind vitesh gjërat kan ndryshuar shumë tashmë dhe prezenca shqiptare këtu është simbolike dhe e papërfillshme dhe padyshim shpërnguljet në drejtim të Turqisë dhe migrimet më të vonshme drejt Europës dhe Amerikës kan bërë të vetën në boshatisjen e këtij qyteti nga shqiptarët.

Qyteti i cili në mesjet qeverisej nga familja fisnike shqiptare Gropa, qyteti nga ku kanë dalë luftëtarët e medhenj të pavarsisë shqiptare si Dervish Hima, Hamdi bej Ohri dhe figura të tjera numëron rreth 3600 banorë shqiptarë sipas regjistrimit të fundit rreth 6% të numrit të përgjithshëm të banorëve të Komunës së Ohri.

Lajme të ngjashme

Back to top button