Bill Gates ofron 100.000 dollarë për një prezervativ të ri

100.000 dollarë do të ofrojë ndërmarrësi botëror dhe zhvilluesi kompjuterik, Bill  Gates për ata persona që do të krijojnë një prezervativ të ri. Sipas tij, ata duhet ta krijojnë në mënyrë të tillë që të shtojnë kënaqësinë seksuale tek personi që e përdor. Gates ka hapur së fundmi një fushatë të re për mënyrën se si i shohim prezervativët. 

Qëllimi kryesor prapa kësaj fushate është që nëse prezervativët të shtojnë kënaqësinë seksuale, atëherë më shumë individë do të dëshironin të përdornin këtë lloj pajisje. Granti do t’u jepet dizajnuesve që kanë aftësinë të krijojnë prezervativ, i cili do të ketë paketim më të mirë dhe është më i lehtë për përdorim.

Gates Foundation me këtë iniciativë, e cila është një ndër shumë të tjera, sfidon individët apo grupet që në botë krijojnë ide të reja nëpërmjet the Foundations Grand Challenges Exploration.

Gjithçka që duhet për të konkurruar e gjeni online në një aplikacion prej dy faqesh. 

Lajme të ngjashme

Back to top button