RDK në raundin e dytë mbështetë Ziadin Selën

Bartësi i listës së këshilltarëve të RDK-së në Strugë, Ardian Demiri, në një konferencë për shtyp falënderoi Shtabin elektoral të RDK-së në Strugë, votuesit si dhe të gjithë qytetarët që treguan pjekuri dhe maturi në këto zgjedhje.

Ardian Demiri potencoi se, struganët më 24 mars kanë treguar një kulturë të lartë demokratike, duke vendosur një standard të ri europian, duke votuar për individin dhe jo për partitë dhe pazaret e tyre.

“Në këto zgjedhje, RDK-ja ka garuar vetëm me listë të këshilltarëve dhe shprehim kënaqësinë që në këtë konkurrencë arritëm të sigurojmë afro 2.800 vota, që na japin dy mandate të këshilltarëve për përbërjen e ardhshme të Këshillit, që na obligojnë për të përfaqsuar të gjithë qytetarët e komunës së Strugës, në Këshillin që ka 27 këshilltar, ku partitë shqiptare bashkërisht kanë arritur të sigurojnë 16 mandate të këshilltarëve, ndërsa blloku maqedonas ka fituar 11 mandate të këshilltarëve”-tha Aradian Demiri

Ai, duke vlerësuar lartë edhe mirësjelljen e kandidatëve shqiptar në këtë garë, theksoi  dhe apeloi tek anëtarësia dhe simpatizantët e RDK-së, që në raundin e dytë të zgjedhjeve, të angazhohen me gjithë potencialin dhe kapacitetet që kanë në funksion të mbështetjes së kandidatit shqiptar të PDSH-së për kryetar komune, Ziadin Sela, përballë kandidatit të bllokut politik maqedonas, Vlladimir Koçoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button